Kosova regjistron sukses të jashtëzakonshëm, rrëmben pesë medalje

Boks 09 Nëntor 2019 23:54

Sonte përfundoi turneu ndërkombëtar i 49-të me radhë “Gongu i Artë”, ku pjesëmarrës ishin boksierët e tetë shteteve derisa boksierët e Kosovës ishin më të sukseshmit duke arritur të rrëmbejnë 3 medalje te arta 2 të bronzit dhe një Kupë.

Leotrim Rexhepi mundi boksierin slloven Nikolov Veber, dhe u stolis me medalje te artë.

Rexhepi gjatë 3 raundeve i bëri presion boksierit Veber duke e sumuar dhe goditur dhe me vendim unanim u shpall fitues.

Shpetim Bajoku mundi boksierin vendor Alim Nasufi, ku gjatë 3 raundeve u plasuan shum goditje mes dy boksierëve por Bajoku ishte më i sukseshëm me kundër-goditje dhe në raundin e tretë filloi ta dërmojë kundërshtarin me goditje të forta dhe precize dhe me plot merit u shpall fitues duke i takuar medalja e artë.

Finalisti i tretë ishte boksieri Patriot Behrami që shkelqeu në dy meçet çerekfinale ku mundi boksierin rumun dhe në gjysmëfinale mundi boksierin nga Serbia Vladimir Gubas.

Në finale, Bajoku kishte kundërshtar boksierin e dytë nga Serbia Milan Vrankovië i cili në çerekfinale kishte mundur boksierin kosovar Qlirim Zeken dhe boksierin maqedonas Don Emini, mirëpo Patriot Behrami boksoi me mençuri dhe teknikisht përkundër gabimeve të serbit.

Patriot Behrami gjatë tre raundeve ishte shumë më i mirë se kundërshtari dhe me plot meritë unanimisht i takoi fitorja dhe medalja e artë.

Në fund juria shpalli dhe boksieret më të mirë të turneut. Edhe pse Patriot Behrami ishte boksieri që zhvilloi tri luftat më të mira në turne dhe u mendua qe do te shpallet boksieri më i mirë i turneut, por juria mendoi ndryshe dhe Patriot Behrami u shpall tekniku më i mirë i turneut dhe u shperblye me kupë.

Me medalje të bronzit u stolisën Besfort Merlakut dhe Besart Pireva.

-->