Kosova – Republika Çeke, çmimi i biletave bën bujë edhe në Serbi

Kombëtarja 20 Gusht 2019 14:05

Mediat serbe kanë reaguar në lidhje me çmimin e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Republikës Çeke.

Ndeshja e ardhshme mes Kosovës dhe Republikës çeke ka zgjuar vëmendjen edhe nga mediat serbe. Ato befasohen më së shumti me çmimet e biletave VIP, të cilat kushtojnë 80 euro.

Ato befasohen më së shumti me çmimet e biletave VIP, të cilat kushtojnë 80 euro.

Ndërsa thonë se biletat e Kosovës janë shumë më të shtrenjta sesa të Serbisë. “Espreso.rs” e ka përmendur çmimin e biletave VIP, të cilat kushtojnë 80 euro.

Ndërkaq, biletat për pozitat prapa portave kushtojnë 5 euro, në Lindje nga 10 e 15 euro dhe në Perëndim, 20 euro.

“Kush do të japë aq shumë para? Nuk do ta besoni se sa është çmimi i biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke!”, ka shkruar mediumi serb, transmeton lajmi.net.

“Mirëpo, duhet pranuar se gjithmonë është dikush që është i gatshëm për të paguar aq para”, ka shtuar “Espreso.rs”.

Kosova takohet me Republikën çeke më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.