Kosova së shpejti me përzgjedhës të ri, FBK i ka tri opsione

Kombëtarja 29 Janar 2020 18:02

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll shumë shpejt pritet ta ketë përzgjedhësin e ri. Kosova gjendet para ndeshjeve të rëndësishme në kuadër të para kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2023, që do të mbahet në Filipine.

Burime të Insportit në Federatën e Basketbollit të Kosovës bëjnë të ditur se përzgjedhësi i ri do të emërohet në fillim të javës së ardhshme, ndërsa në opsion janë tre trajnerë të huaj, dy nga Turqia dhe një nga Greqia, ndërsa me shumë gjasë zyrtarët e FBK-së do të përcktohen për trajnerin grek, shkruan Insporti.com.

Në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin e vitit 2023, Kosova gjendet në grup me Islandën Sllovakinë dhe Luksemburgun, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 17 shkurt.

Përzgjedhësi që pritet të emërohet në fillim të javës së ardhshme, në këtë detyrë do ta pasojë Damir Mulaomerovicin./Insporti/

-->