Kosova sonte përballet me Belgjikën

Hendboll 07 Nëntor 2021 10:06

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll sot do të përballet me Belgjikën.

Kjo ndeshje për Kosovën, vjen pas humbjes së pësuar nga Turqia. Ndeshja është e vlefshme për kualifikime në Botërorin 2023.

Në Eskishehir, Kosova humbi me dy gola dallim nga Turqia, por ka pasur elemente pozitive që japin shpresë të madhe për këtë cikël eliminator. Reagimi pritet menjëherë në ndeshjen ndaj Belgjikës, për të bërë hapin e parë drejt dy pozitave të para në klasifikim.

Te Kosova ka mobilizim dhe përkushtim për të ofruar më të mirën në përpjekje për të fituar dy pikët e para. Lojtarët kanë ushtruar me seriozitet maksimal dhe janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Belgjikës. Pritet përkrahje edhe nga tribunat, ndonëse numri i shikuesve është i kufizuar, si pjesë e masave në luftë ndaj koronavirusit, njoftoi FHK të shtunën mbrëma.
Belgjika në ndeshjen e parë pësoi po ashtu me dy gola. Ndaj saj fitoi Greqia me rezultat 29:27.

Dy ndeshjet me Greqinë dhe ndeshjet e dyta me Turqinë e Belgjikën, Kosova i luan në janar. 

Ndeshja luhet nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. /Insporti.com

-->