Kosova sot përballet me Maltën

Futboll 04 Qershor 2021 09:48

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të zhvillojë miqësoren e dytë, pas asaj kundër San Marinos në Prishtinë. Kosova sonte do të përballet me Maltën në Austri, raporton Insporti.com.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 në Austri.

Sikur ndaj San Marinos, edhe sot, përzgjedhësi Bernard Challandes pritet t’ua jap rastin futbollistëve të rinjë ta tregojnë veten.

Ndryshe, këtë muaj, Kosova i zhvillon edhe dy ndeshje miqësore – ndaj Guinesë dhe Gambinë.

“Dardanët” ndeshjen me San Marinon e fituan me rezultat 4:1. /Insporti.com/

-->