Kosova sot përballet me Turqinë

Kombëtarja 23 Tetor 2020 09:46

Vashat e Kosovës, dje kanë mbërritur në Turqi dhe janë akomoduar, duke e mbajtur edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme kualifikuese për Euro 2021 kundër Turqisë.

Me plotë zell e entuziazëm Dardanet punuan në teknikat dhe taktikat e ndryshme të parashtruara nga ana e përzgjedhëses Afërditë Fazlija.

“Në prag të këtij dueli po mbretëron një atmosferë jashtëzakonisht e mirë në radhët e Kombëtares dhe emëruesi i përbashkët i shtabit teknik dhe i futbollisteve është se në ballafaqim me Turqinë do të japin gjithçka nga vetja për një rezultat pozitiv, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova në këtë ndeshje vjen me shumë mungesa të futbollisteve cilësore por nuk do të thotë se Dardanet do të dorëzohen, përkundrazi do të luftojnë për fitore.

Kosova deri më tani ka tubuar 9 pikë nga gjashtë ndeshje.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet nga ora 18:00.

-->