Kosova stërvitet në Slloveni

Para ndeshjes së nesërme kundër Kombëtares U-19 të Emirateve të Bashkuar Arabe, Kombëtarja U-19 e Kosovës pas ka arritur në Maribor sot pasdite mbajti seancën stërvitore, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan Insporti.
Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi bashkë me ndihmësit e tij janë fokusuar në lojën trysni ndaj kundërshtarit dhe kundërsulmet e shpejta, ndonëse nuk ka njohuri të mjaftueshme për këtë Kombëtare nga një shtet afrikan.
Gjithsesi kanë provuar edhe situatat e ndryshme në lojë si dhe gjuajtjet e lira dhe ato nga këndi.
Sipas menaxherit të ekipit Rinor Havolli atmosfera në Kombëtare është e mirë dhe djemtë presin një ndeshje të fortë dhe të mirë janë optimistë sa i përket rezultatit. Ndeshja do të zhvillohet në orën 18.00 sipas kohës lokale. /Insporti.com/