Kosova – Turqia, pamje nga incidenti në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja 12 Qershor 2019 12:15

Një incident ka ndodhur mbrëmë gjatë momenteve të fundit të ndeshjes Kosova – Turqia.

Kombëtarja e Kosovës U21 dhe Turqia U21 u ndeshën në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikueseve për Evropianin U-21 të vitit 2021, shkruan Insporti

“Dardanët” me fitoren 3:1 tani janë në pozitën e parë në grupin e tretë të kualifikimeve.

Pas golit të tretë të Kosovës u shkaktua tollovi në bankën e kombëtares turke, me ç’rast u desh të ndërhynte edhe sigurimi i stadiumit.

Ndërkaq, nga kombëtarja e Turqisë pas fundit të ndeshjes u ankuan se pati përdorim të dhunës ndaj portierit të kombëtares turke.

Madje, njëri prej zyrtarëve të kombëtares turke deklaroi se “Na kanë qëlluar me grushta”.

Insporti ka siguruar pamjet që i ka dërguar një lexues, të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Insporti.com/