Kosova – Turqia u mbyll me këtë rezultat

Kombëtarja 04 Gusht 2019 19:31

Një pjesë e dytë shumë e dobët, me lëshime të mëdha në mbrojtje e sulm, ka bërë që Kombëtarja U17 e Kosovës të humbë me rezultat të thellë ndeshjen e dytë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Itali.

Të dielën vashat kosovare humbën nga Turqia me rezultat 41:17. Dallimi i madh u bë në pjesën e dytë, në të cilën te Kosova nuk funksionoi asgjë, para së gjithash në mungesë të përvojës, komponimit e poashtu të koncentrimit te vajzat.

Ndryshe ishte në pjesën e parë që përfundoi 16:12 për turket. Vajzat e Kosovës ishin të barabarta në pjesën e parë. Kombëtarja kosovare nesër luan me Izraelin.

Kosova – Turqia 17:41 (12:16)

Kosova: F. Ferizaj, Lajçi, M. Mulaj 7, Maloku 1, E. Mulaj 2, Devçe 2, Istrefi 1, Nivokazi 2, Kurteshi, Salihu 1, Mollakadrija, E. Ferizaj, L. Ferizaj, Berisha 1