Kosova U-20 përballet sot me Poloninë në Kampionatin Evropian

Volejboll 10 Shtator 2020 12:06

Përfaqësuesja e Kosovës në Beach Volley U-20 i është rikthyer garave ndërkombëtare.

Kosova do jetë pjesë e grupit E në Kampionatin Evropian të Beach Volley që do të mbahet në Brno të Çekisë.

Dyshja Hasani-Avdullahu dhe trajnerja Jashari me të arritur në Brno të Çekisë, janë testuar për Covid-19 dhe sot pritet që të marrin dritën e gjelbër për t’u paraqitur në garë.

Në kuadër të grupit E, bëjnë pjesë edhe Suedia, Polonia dhe Andorra.

Sot (10 Shtator) me fillim nga ora 14:20 Kosovës në konkurrencën e femrave do ta zhvilloj ndeshjen e parë kundër Polonisë.

Ndeshjet tjera do të zhvillohen me 11 Shtator.

-->