Kosova U17 pëson në ndeshjen e parë

Kombëtarja 03 Gusht 2019 20:41

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në kampionatin evropian, Divizioni B.

Në Lignano Sabbiadoro të Italisë, kombëtarja kosovare pësoi humbje nga Çekia me rezultat 39:18. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:7 për çeket.

Është hera e parë që ky grup i vajzave luan së bashku dhe kjo është vërejtur në lojën e Kosovës. Ka pasur gabime të shumta teknike dhe komponimi jo i duhur ka bërë të veten.

Melisa Mulaj ishte më efikasja te Kosova me 8 gola.

Vajzat kosovare nuk do të kenë kohë për pushim. Menjëherë të dielen nga ora 14:00 takohen me Turqinë.

Çekia – Kosova 39:18 (19:7)

Kosova: Fillesa Ferizaj, Donita Lajçi, Melisa Mulaj 8, Hava Maloku, Elisa Mulaj 3, Adea Devçe 1, Diellza Istrefi 2, Alma Nivokazi, Eduarda Kurteshi 1, Bleona Salihu 2, Selvije Mollakadrija, Erza Ferizaj, Larisa Ferizaj, Adelina Berisha.