Kosova vazhdon përgatitjet në Austri

Sporte luftarake 02 Dhjetor 2020 10:53

Xhudoja kosovare vazhdon të përgatitet për suksese të reja.

Përfaqësuesja e Kosovës në xhudo aktualisht po stërvitet në Austri me synime për të realizuar planin e punës drejt Olimpiadës.

Driton Kuka përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se puna atje po vazhdon rregullisht pavarësisht disa probleme që kishin pasur për udhëtim jashtë vendit.

“Kampi stërvitor në Austri po vazhdon!

Përkundër shumë vështirësive për udhëtim jashtë vendit ne po arrijmë të realizojmë planin e punës drejt Olimpiadës!

Dua të veçoj ndihmën nga Ambasada e Ks në Vjenë,Ambasadorin Pllana miken tonë Shkurten dhe mbarë stafin për mbështetje në çdo moment për ekipin tonë!

Kosova dita ditës po rritet si shtet i fuqishëm në çdo aspekt!#tokyo2020plus1”, ka shkruar Driton Kuka.

-->