Kosova vuan nga koronavirusi – yjet e Superligës rrezikojnë infektimin në “shishabar”

Futboll 01 Nëntor 2020 21:22

Mirlind Daku, Ilir Blakçori dhe Lum Namani janë bërë së bashku në një festë, në të cilën nuk respektohen aspak masat anti – koronavirus. Yjet e Superligës kanë publikuar video në rrjetet e tyre sociale duke treguar jo profesionalizëm në këtë kohë pandemie, shkruan Insporti.com..

Është sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku i cili ka shpërndarë videon në një lokal, në të cilën pihet “shisha”, një “virus” tjetër tek futbollistët e elitës së futbollit tonë.

Daku duket se është në festë me dy futbollistët e Dritës, mesfushorin Namani dhe mbrojtësin e krahut të majtë, Blakçori, duke rrezikuar infektimin me koronavirus, pasi sipas pamjeve nuk është duke u respektuar distanca sociale.

No description available.

Futbollistët e klubeve të Superligës nuk janë testuar fare këtë sezon për koronavirus, ndërsa sa i përket respektimit të masave shihet në këtë këto pamje më së miri.

No description available.

Ky veprim i tyre është i pa përgjegjshëm dhe do të duhej të dënohej nga klubet e tyre.

Në vendin tonë në ditët e fundit rastet me koronavirus janë shtuar dukshëm dhe të hënën (nesër) pritet që Qeveria e Kosovës të vendosen masa të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. /Insporti.com/

-->