Kosova zbarkon në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Nations League 11 Tetor 2018 19:29

Kosova do të përballet sonte me Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dyert e stadiumit janë hapur për tifozët, për ndeshjen që do të startoj në ora 20:45.

Pas Maltës që ka arritur në stadiumin “Fadil Vokrri”, radha është për Përfaqësuesen e Kosovës.

Futbollistët e Kosovës kanë arritur në stadium, raporton Insporti.com.

Ndryshe, lojtarët maltezë kanë dalë në fushë për ta shikuar terrenin ku do të luajnë. /Insporti.com/