Kosova zhvillon sot ndeshjen e fundit miqësore

Kombëtarja 11 Qershor 2021 10:36

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot kundër Gambisë një ndeshje miqësore të luksit në Antalia të Turqisë.

Në dy miqësoret, përzgjedhësi Bernard Challandes zgjodhi shumicën e futbollistëve nga Superliga e Kosovës dhe ata që luajnë më rrallë.

Ndeshja e parë në Antalia kundër Guinesë nuk shkoi më së miri pasi u mposhtëm me rezultat 2-1, por u provuan shumë lojtarë të rinj që synohen për të ardhmen.

Sot, Dardanët janë gati për ndeshjen e katërt miqësore apo të dytën në Turqi, pasi sot përballen me afrikanët e Gambisë.

Djelmoshat e Challandes do të dalin në fushën e ‘Arslan Zeki Demirci Spor’ me fillim nga ora 19:00.

-->