Kosova zhvillon stërvitjen në Plzen

Kombëtarja 13 Nëntor 2019 18:40

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen të Çekisë, para ndeshjes që zhvillohet nesër në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Të gjithë futbollistët ishin të gatshëm për këtë seancë stërvitore. Tashmë, është e konfirmuar mungesa e sulmuesit Vedat Muriqit, i cili nuk ka munduar të rikuporohet nga lëndimi.

Mesfushori Herolind Shala ende është në dyshim se a do të paraqitet apo jo në këtë duel.

Ndeshja Çeki – Kosovë luhet nga ora 20:45.

LIVE nga Plzen – stërvitja e kombëtares së Kosovës

Gepostet von Insporti am Mittwoch, 13. November 2019

-->