Kosovare Asllani flet për të ardhmen e saj në Real Madrid

Futboll 14 Prill 2021 19:22

Futbollistja me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani, që e përfaqëson Suedinë dhe luan për Real Madridin, së fundi ka dhënë një intervistë për “Aftonbladet”, ku ka folur për të ardhmen e saj.

Gjatë intervistës, ajo tregoi që e ardhmja e saj në Real Madrid është ende e paqartë.

– A ka qenë çdo gjë që e keni paramenduar, të jeni pjesë e Real Madridit?

“Mendoj qe kemi të gjitha predispozitat të jemi ekip i madh në Evropë. E gjithë rruga ka qenë inspiruese për mua, pasi që ardhja në Real Madrid ishte ëndërr e fëmijërisë. Në Spanjë, menjeherë e vëren që futbolli është çdo gjë.

Poashtu, edhe futbolli i vajzave është duke u rritur. Sa i përket fansave, Spanja është e pakrahasueshme me cilindo vend tjetër. Në çdo klub, pa marrë parasysh se a është klub i vajzave apo i djemve, ka interesim të madh. Një aspekt pozitiv ka qenë që ne kemi pasur vëmendje që nga fillimi dhe kjo na ka ndihmuar.”

– Si jeni përballur me pritshmëritë e larta, duke e përfaqësuar një klub si Real Madrid?
“Të qenit pjesë e Real Madrid, duhet ta kesh në ADN fitoren. Këtë e kerkojmë ne të gjitha lojtaret që luajmë për klubin. Fitorja është çdo gjë. Është viti i parë si Real Madrid (pasi klubi më parë quhej ndryshe: CD Tacon) dhe menjëherë jemi në majë. Kjo tregon çdo gjë.

Fokusi yne është i qartë: ta vendosim klubin në krye të Champions League. Kjo është e tëra.”

Futbollistja në 37 paraqitje ka shënuar 18 gola për Real Madridin. /Insporti.com/

-->