Kosovare Asllani shënon përsëri për Real Madridin

Futboll 18 Tetor 2020 20:45

Skuadra e grave e Real Madridit e ka mposhtur Rayo Valecanon me rezultat 3-1.

Në mesin e realizatoreve për Mbretërit ishte edhe Kosovare Asllani.

31 vjeçarja që mbron ngjyrat e Suedisë ka shënuar golin e dytë në këtë sfidë.

Ky është goli i dytë i Kosovares këtë sezon me skuadrën e Real Madridit.

Reali aktualisht është në vendin e 12-të me 4 pikë pas tri ndeshjesh.

-->