Kosovari ishte afër të pësonte ‘atak kardiak’, Liverpooli ia humbi 29 mijë euro

Zona Bast 04 Mars 2019 14:03

Edhe pse barazoi në ndeshjen kundër Everton-it, Liverpool humbi vendin e parë në tabelën e Premierligës.

Por ky barazim i kushtoi edhe një kosovari që e kishte luajtur një tiketë në bastore.

Ai do t’i fitonte 29 mijë euro pasi që kishte vendosur të besojë në fitoren e mundshme të Liverpool-it.

 

Por, gjiganti anglez nuk arriti të fitonte këtë ndeshje duke barazuar pa gola me Evertonin.

Megjithatë, nga ky bast ai ka fituar 600 euro pasi ka ‘mbrojtur’ tiketën.

Sigurisht se rastet që Salah humbi përgjatë ndeshjes kanë mundur t’i shkaktojnë ‘atak kardiak’ përderisa po ndiqte ndeshjen. /Insporti.com/