Kosovë – Hungari, ndeshja mbyllet me rezultat të thellë

Kombëtarja 08 Gusht 2019 19:24

Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve në basketboll, e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian, Divisioni B, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Basketbollistët e rinj të Kosovës kanë pësuar humbje nga Hungaria me rezultat 78:40.

Visar Ejupi është dalluar te Kosova me 18 pikë.

Kosova ndeshjen e ardhshme do ta ketë të premten ndaj Polonisë nga ora 18:15.

Synimi i Kosovës është të fitojë përvojë nga ky Evropian.