Kosovë – Poloni, këtu mund të shikoni LIVE ndeshjen

Hendboll 12 Qershor 2019 19:02

Djelmoshat e Taip Ramadanit prej të premtes kanë punuar intenzivisht në Prishtinë, që ndeshjen me Poloninë e fortë ta presin sa më të përgatitur.

Ka optimizëm për paraqitje të mirë, por poashtu respekt ndaj kundërshtarit, njofton FHK, transmeton Insporti.

Kosova në prill kishte fituar ndaj Izraelit (27:24) në një sukses historik për sportin tonë. Tani është koha për paraqitje të denjë ndaj Polonisë. Selektori Ramadani është optimist për ndeshjen e nesërme dhe i kënaqur me punën që kanë bërë hendbollistët.

“Pas humbjes që e pësoi në Izrael në tetor, Polonia ka bërë ndërrime në formacion. Trajneri Patryk Rombel ka imponuar një taktikë të re, me të cilën ka pasur suksese në momente, në ndeshje kundër Gjermanisë, në prill. Është hera e tretë që takohemi me Poloninë. E njohim mirë cilësinë e saj dhe poashtu dobësitë që ka. Tash mbetet te ne që të përfitojmë nga këto dobësi. Jam i kënaqur me përgatitjet tona deri më tani. Djemtë po punojnë në nivel të lartë dhe janë të fokusuar në detyra. Më lë përshtypje fakti që janë duke diskutuar më shumë mes vete gjatë stërvitjeve dhe janë duke analizuar lojën e polakëve më me vëmendje”, ka theksuar selektori Taip Ramadani.

Ndeshja do të zhvillohet prej orës 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Përfaqësuesja jonë takimin e radhës do ta ketë me 16 Qershor në Nyrberg me Gjermaninë.

Të dy këto duele do të transmetohen drejpërdrejt në RTV 21Plus

/Insporti.com/