Kosovë-Rumani: Aktorja e njohur në tribuna

Kombëtarja 24 Shkurt 2019 21:39

Kosova dhe Rumania janë aktualisht duke u ndeshur në ndeshjen parakualifikuese për Eurobasket 2021, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Dardanët” kërkojnë ta mbyllin aventurën e tyre në Grupin B me fitore, pas tri humbjeve nga tri përballjet e para, shkruan Insporti.

Maqedonia ia ka shkaktuar dy disfata Përfaqësueses kosovare, ndërsa një herë e ka mundur Rumania.

Sidoqoftë, kjo nuk e ka ndaluar aktoren e njohur nga seriali “O sa mirë”, Arta Nitaj që ta përcjellë nga afër ndeshjen.

Ajo është kapur nga gazetarët e Insportit, derisa po e përcillte ndeshjen nga rreshti i tretë afër parketit. /Insporti.com/

-->