Kosovë-Rumani: Ky është rezultati nga çereku i parë

Kombëtarja 24 Shkurt 2019 20:58

Kosova e ka mbyllur me rezultat pozitiv çerekun e parë nga ndeshje parakualifikuese për Euro 2021, kundër Rumanisë.

“Dardanët” treguan një paraqitje fantastike në 10 minutat e parë, duke e zënë në befasi kundërshtarin në disa raste.

Përfaqësuesja verdhë e kaltër mbylli çerekun e parë me një epërsi 21-14.

Dardan Berisha ishte lojtari më i mirë në parket, me 13 pikë të shënuara. /Insporti.com/

-->