Kosovë-Rumani: Ky është rezultati nga çereku i tretë
Kombëtarja
24 Shkurt 2019
22:04

Ka përfunduar edhe çereku i tretë nga ndeshja Kosovë-Rumani, e cila po luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
“Dardanët” treguan paraqitje të mirë në çerekun e parë, duke e mbyllur me avantazh shtatë-pikësh, shkruan Insporti.
Mirëpo, nervozizmi në çerekun e dytë ndikoi që kjo periudhë të përfundonte në favor të mysafirëve, të cilët dominuan dukshëm dhe përfunduan pjesën e parë me epërsi.
Kosova u rikthye në pjesën e dytë, derisa performoi më e konsoliduar dhe koncentrimi dha frytet e veta, pasi çereku i tretë u mbyll me rezultat 61-56 në favor të nikoqirëve.
Dardan Berisha është koshashënuesi më i mirë te kosovarët me 22 pikë, derisa Erjon Kastrati ka kontribuar me 15 pikë. /Insporti.com/