Kosovë-Rumani: Mbyllet pjesa e parë, ky është rezultati

Kombëtarja 24 Shkurt 2019 21:28

Kosova e ka humbur epërsinë nga çereku i parë, në ndeshjen kundër Rumanisë, e vlefshme për parakualifikimet Euro 2021.

“Dardanët”, pasi mbyllën çerekun e parë me epërsi 21-14, treguan paraqitje të plogësht në 10-minutëshin e dytë të ndeshjes.

Disa momente nervozizmi dhe neglizhence, ndikuan që epërsia të përmbysej. 39-38 është rezultati pas 20 minutave lojë, në favor të mysafirëve.

Dardan Berisha vazhdon të jetë koshashënuesi më i mirë në parket me 14 pikë, i përcjellur nga Erjon Kastrati me 10. /Insporti.com/

-->