Kosovë-Rumani: Momenti i hyrjes së ekipit të Kosovës

Kombëtarja 24 Shkurt 2019 20:26

Kosova pret Rumaninë në ndeshjen e vlefshme për parakualifikimet Eurobasket 2021, të dielën mbrëma.

Ndeshja fillon nga ora 20:30, derisa “Dardanët” synojnë fitoren e parë në Grupin B, pas tre humbjeve rresht – dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania.

Insporti ju sjellë pamje nga atmosfera në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, para ndeshjes, poashtu edhe momentin e hyrjes së Përfaqësueseve në parket.

Kujtojmë se Kosova dhe Rumania kanë pikë të barabarta në Grupin B, nga tre secila.

Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/

-->