Kosovë – Shqipëri, numri i biletave të shitura për ndeshjen miqësore

Kombëtarja 28 Maj 2018 18:46

Kombëtares shqiptare i janë bashkuar së fundmi edhe dy lojtarë nga kampionati shqiptar, dy lojtarët e Skënderbeut Gavazaj dhe Lilaj.

Pasditen e sotme do të ketë edhe një seancë stërvitore, ndërsa para saj do të mbahet edhe konferenca për shtyp nga trajneri Panucci, nga i cili do të mësojmë edhe çdo të ndodhë me Lenjanin, i cili është dëmtuar së fundmi, transmeton TCH.

Sa i përket interesimit, deri mesditën e të hënës janë shituar thuajse gjysma ë biletave të stadiumit 22 mijë vendesh, ku do të luhet ditën e nesërme miqësorja me Kosovën.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kosovës fillon nga ora 20:45.