Kosta Grillo e Alesia Bami, dy gazetarët e Tiranes që krijuan urrejtje te shqiptarët e Kosovës

Tenis 15 Tetor 2020 19:54

Në studio televizive të ndryshme në Tiranë po vazhdon dashuria për sportin serb dhe yjet e tij. Të hënën e 12 tetorit, radhën e kishte Arjan Bakalli i cili ishte i ftuar në emisionin e famshëm “Procesi Sportiv”, i cili udhëhiqet nga Edi Manushi dhe Alesia Bami, shkruan Insporti.com.

Në këtë emision, Bakalli shkaktoi skandalin e radhës duke folur në superlativë dhe dashuri të madhe për tenistin serb, Novak Djokovic. Madje ai kishte veshur edhe një bluzë me emrin e “Novak”.

Bakalli deklaroi se këtë po e bën në shenjë të solidaritetit për Djokovicin, pasi u turpërua në finale të “Roland Garros” nga Rafael Nadal.

Për çudi, kjo deklaratë e tij kaloi po thuajse mos të ishte asgjë, madje nuk u ndalua as nga udhëheqësit e emisionit.

Insporti raportoi për këtë skandal të prodhuar në studion e “Procesit Sportiv” nga Arjan Bakalli.

Pas raportimit të Insportit, në mediet serbe shkaktoi bujë të madhe duke raportuar të gjitha, si Telegraf.rs, Informer, Kurir.rs, etj.

Pjesë nga artikulli i gazetës serbe “Telegraf.rs”

Në këto raportime të medieve serbe, thuhet se kënga “Vidovdan 1389” është gjë normale dhe se mediet shqiptare e kanë quajtur skandaloze.

Këto medie, raportuan se deklarata e Bakallit është normale dhe se ka tërbuar mediet shqiptare, në këtë rast Insportin.

No description available.

Duke mos mjaftuar nga mediet serbe, moderatorja Alesia Bami nuk kërkoi falje por përdori rrjetin e saj social Instagram duke ofenduar kolegët e saj nga Kosova dhe Shqipëria.

No description available.

No description available.
Reagimi i Alesia Bamit në rrjetin social “Instagram”

Sipas saj, Insporti ua ka dhuruar material koti medieve serbe dhe deklarata për nacionalistin serb, Djokovic është tërësisht normale.

Reagimin e saj, e ndarë edhe faqja zyrtare e emisionit, që i bie se pajtohet me reagimin e saj dhe nuk distancohet nga deklarata e Bakallit.

Insporti nuk e ka përzier politikën me sportin, sepse është e kuptueshme që nuk janë të njëjtën vazo, megjithatë kur bëhet fjala për armikun kryesor të shqiptarëve të Kosovës, krijohet një tjetër standard.

Pa mohuar vlerat e Djokovicit në anën sportive, pasi ka arritur majat botërore të tenisit, është e pa falshme që të adhurohet pasi ai përdorë politikën dhe sportin si të do ai kur bëhet fjala për shqiptarët e Kosovës.

Të adhurohet një sportist serb i cili këndon këngë nacionaliste për Kosovën në rrjete sociale, siç bëri herën e fundit në Instagram, e në veçanti në studiot e kryeqytetit shqiptar, është e pa imagjinueshme.

Për t’ia kujtuar moderatores Bami në këtë rrjet social, Djokovic ndjeket nga 7.7 milionë njerëz dhe në këtë platformë ai këndoi këngën nacionaliste për Kosovën.

Novak Djokovic, pas fitores në ATP Cup, kishte postuar një video në Instagram ku dëgjohet duke kënduar këngën Vidovdan 1389, një nga “himnet” nacionaliste serbe në raport me Kosovën, ku glorifikohet miti serb për Kosovën.

Ndaj kësaj video kishte pasur reagime të shumta te shqiptarët, ndër ta edhe ambasadori i Kosovës në Bullgari Edon Cana, i cili e kishte quajtur primitiv tenistin serb pas publikimit të videos.

Por kjo duket si nuk i bën përshtypje Arjan Bakallit, i cili foli në superlativë për Novak Djokovicin, duke u shprehur se ai ka kontaktuar tenistin dhe shpreson që së shpejti ai të vijë për vizitë në Tiranë.

“Një mik i mirë në ditë të vështira. Zotnillëku që Djokovic e pranoi humbjen ndaj Nadalit e bën atë kampionin që është. I ati i Djokovic më ka premtuar që do të vjen me dy vëllezërit në Tiranë. Unë i kam shkruar dje dhe ata më kthyen një përgjigjje shumë simpatike, ku midis tjerash thoshte se situata me Covid na ka penguar, por shumë shpejt do jemi në Tiranë” – deklaronte Bakalli në mbrëmjen e 12 tetorit.

Për këtë turp të madh të shkaktuar nga “Procesi Sportiv”, të cilin më pas e vazhdoi Bami duhet të kërkohet falje për shqiptarët e Kosovës, të cilët janë ndjekur e vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit.

Megjithatë, Alesia Bami dhe Arjan Bakalli nuk janë të vetmuar në këtë drejtim, pasi edhe komentatori i njohur shqiptar, Kosta Grillo prodhoi një skandal të tillë po thuajse muaj më parë.

Komentatori i njohur shqiptar i sportit, Kosta Grillo, njihet si një tifoz i skuadrës serbe të Crvena Zvezda.

Klubi serb në arenën ndërkombëtare, më saktë në Ligën e Kampionëve, u përballë me klubin e madh shqiptar, KF Tirana.

Për Grillon, ishte e vështirë se për cilën skuadër të bënte tifo.

Ai publisht deklaroi se do ta mbështeste skuadrën serbe në këtë përballje kundër shqiptarëve, duke krijuar bujë të madhe në mediet shqiptare dhe tifozët e shumtë të Tiranës në Kosovë.

Titulli i gazetës sportive shqiptare “Panorama Sport”

Grillo në një intervistë të dhënë për median serbe “Novosti” kishte shprehur simpatinë e tij për Cervena Zvezdën.

Një gjë është e sigurt, se Kosta Grillo, Alesia Bami dhe Arjan Bakalli kanë lënduar me mijëra shqiptarë të Kosovës, duke shprehur dhe adhuruar sportistë serbë apo klubet serbe duke krijuar urrejtje ndaj tyre me vetëdije.

Më poshtë janë të dhënat zyrtare nga lufta e fundit në Kosovë, për të cilën duket se nuk kanë njohuri Bami, Bakalli dhe Grillo.

Të dhënat zyrtare të Autoriteteve të Prishtinës si dhe publikimit të organizatave joqeveritare vendore e ndërkombëtare theksojnë se gjatë luftës së Kosovës (1998-1999) janë vrarë dhe zhdukur më shumë se 13.500 persona.

Këto shifra të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Beograd, janë shfrytëzuar edhe nga institucionet e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, rreth 76% e këtyre personave kanë qenë civilë të vrarë. Në evidenca thuhet se janë vrarë 10.794 shqiptarë, 2.197 serbë, ndërsa pjesa tjetër i përket grupeve të tjera etnike që jetojnë në Kosovë. /Insporti.com/

-->