Kovac ka një lajm të mirë për Bayernin para super ndeshjes me Liverpoolin

Futboll 18 Shkurt 2019 20:22

Niko Kovac beson se Kingsley Coman do të jetë në formë për përballjen me Liverpoolin.

22-vjeçari i talentuar francez, Kingsley Coman, shkëlqeu në fitoren e Bayern Muncih me rezultat 3-2 ndaj Augsburgut, duke shënuar dy gola, por u detyrua të largohet para kohe nga fusha për shkak të një problemi në kyçin e këmbës së djathtë.

Megjithatë, para ndeshjes me Liverpoolin në Champions League, Niko Kovac ka dhënë lajmin pozitiv në konferencë për media.

“Ai është duke u përmirësuar orë pas ore. Kingsley duhet të jetë krejtësisht pa dhimbje. Jemi optimist se stafi mjekësor do të bëjë të pamundurën që ta kemi atë nesër të gatshëm dhe në formë”, tha Kovac.

Përveç Robbenit dhe Tolissos, që ka kohë që mungojnë, të gjithë pritet të jenë të gatshëm, madje edhe Jerome Boateng për të cilin u raportua se është i sëmurë.

“Franck Ribery do të bashkohet me ne sonte. Duhet të presim dhe të shohim për Boatengun – nëse doktorët thonë se nuk rrezikohet nga infeksioni, atëherë ai mund të jetë një opsion”, shtoi Kovac.

Kujtojmë se Ribery nuk udhëtoi gjatë ditës me skuadrën, për shkak se është bërë përsëri baba.