Kovac: Ky ishte objektivi ynë, e mbyllim në Mynih

Futboll 20 Shkurt 2019 08:20

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac ka thënë se skuadra e tij arriti objektivin me barazimin në ndeshjen ndaj Liverpoolit, në fazën e 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

“Një gjë është e sigurt. Nuk do të jetë një ndeshje që do të përfundojë 0-0”, u shpreh Niko Kovac në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes me Liverpoolin.

Por, parashikimi i trajnerit të Bayernit nuk doli, edhe pse ai është i kënaqur me rezultatin në “Anfield”.

“E arritëm objektivin tonë dhe morëm barazimin. Tani duhet të sigurohemi që ta mbyllim çështjen e kualifikimit në Mynih. Nuk më kujtohen shumë klube që kanë shmangur humbjen dhe nuk kanë pësuar gol këtu. Diferencat në këtë nivel janë të ngushta. Tani të presim dhe të shohim se çfarë do ndodhë në ndeshjen e kthimit. Kritika? E dinim që nuk do e mbanim topin 80%, por mund të kishim qenë më cinikë në 1/3-at e fundit të fushës”, tha kroati.