Kovacicin s’e bind Zidane

Futboll 03 Prill 2019 11:23

E ardhmja e Mateo Kovacic ka mbetur pezull.

Por që futbollisti është deklaruar që më shumë e do qëndrimin në Chelsea ku është i huazuar sesa të kthehet në Real Madrid.

Kroatin nuk e ka bërë të ndryshojë mendje as kthimi i Zinedine Zidane në pozitën e trajnerit, raporton Goal.

Yllit të huazuar kroat nuk i është dhënë garanci nga hierarkia e The Blues dhe ka një mori çështjesh që duhet të zgjidhen para se ai të nënshkruajë marrëveshjen e përhershme.

Kovacic ka bërë 41 paraqitje për skuadrën nga Stamford Bridge nga gushti i vitit të kaluar kur ka kaluar në Chelsea pa realizuar asnjë gol.

Deri tash nuk ka ndonjë paramarrëveshje të arritur, por që besohet se as Real Madridi nuk do t’i rezistonte një mundësie për ta shitur futbollistin.