Krah yjeve të Real Madridit – Muriqi në formacionin e muajit në LaLiga

Futboll 01 Mars 2022 20:04

Ylli kosovar, Vedat Muriqi e ka nisur mirë aventurën në Spanjë me fanellën e Mallorca, teksa është përzgjedhur në formacionin më të mirë të muajit janar.

“Whoscored” e ka vlerësuar me notën 7.54 dhe është në një formacion me katër lojtarë të Real Madrid: Carvajal, Militao, Asensio dhe Vinicius Junior.

Në të është përfshirë edhe Nabil Fekir, i cili ka shkëlqyer me Real Betis dhe lakohet si objektiv i Barcelonës në merkato.

Image

I huazuar në ditën e fundit të merkatos nga Lazio, ka luajtur 4 ndeshje në La Liga, duke shënuar 2 gola dhe një asist.

/Insporti.com

-->