Krahasim i statistikave mes Cristiano Ronaldos dhe Neymarit, në moshën 27-vjeçare

Futboll 08 Shkurt 2019 12:12

Ditëlindjet në futboll nuk vijnë më bujshëm se me 5 shkurt.

Është koiçidencë shumë interesante fakti që Cristiano Ronaldo dhe Neymari të dy kanë lindur në datën e njejtë, derisa të dy konsiderohen gjërësisht si dy prej lojtarëve më të mirë në botë, transmeton Insporti.

Ronaldo, me plot meritë, e ka të siguruar epitetin si një prej më të mirëve në histori, pas periudhave jashtëzakonisht të suksesshme te Manchester Unitedi, Real Madridi dhe, tani, Juventusi.

Portugezi ka shënuar 592 gola në 793 paraqitje në karrierë për klube, dhe ka fituar pesë trofe të Champions Leagues, poashtu edhe pesë “Topa të Artë”.

FBL-FRA-CUP-PARIS-STRASBOURG

Ndërkohë, Neymari tashmë e ka stabilizuar veten si një lojtar shumë i madh, por duhet të bëjë më shumë për ta cementuar vendin e tij në mesin e më të mirëve në histori.

Por do të ishte e padrejtë të krahasojmë direkt Ronaldon dhe Neymarin, kur dyshja ka diferencë shtatë-vjeçare në moshë.

Sidoqoftë, “Transfermarkt” ka bërë një krahasim të dyshes, në moshën 27-vjeçare, dhe ka dalë me disa rezultate tejet interesante.

Shikoni statistikat të paraqitura grafikisht, më poshtë. /Insporti.com/