Krasniqi: Ishte penallti e çartë, vendimet e gjyqtarit ishin skandaloze

Futboll 16 Korrik 2019 23:25

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi është i ftuar në rolin e analistit në Radio Televizionin e Kosovës për të analizuar ndeshjen Feronikeli – TNS, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Insporti.com.

Feronikeli pësoi humbje me rezultat 1:0 (3:2) nga kampioni i Uellsit, The New Saints duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, edhe pse në ndeshjen e parë kishte barazuar me rezultat 2:2.

Trajneri i Kosovës 'shpërthen' pas eliminimit të Feronikelit, kritikon rëndë gjyqtarin e ndeshjes

 

Në minutat e fundit të ndeshjes “Nikli” kërkoi një penallti kur pas një tollovie në zonë, njëri nga mbrojtësit mysafirë ndaloi topin me dorë, por gjyqtari kryesor i ndeshjes heshti duke mos akorduar penallti.

Këtë vendim e tij e ka kritikuar Krasniqi duke thënë se ishte penallti e çartë.

“U pa çartë se The New Saints u ndihmua nga përvoja, gjë e cila i mungoi Feronikelit. Por, edhe vendimet e gjyqtarit ishin skandaloze i cili nuk akordoi një penallti të çartë”, deklaroi Krasniqi për Radio Televizionin e Kosovës, transmeton Insporti.com.

Kështu, Feronikeli do ta vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Evropës, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Bratislava. /Insporti.com/

-->