Krasniqi, Uldedaj, Hetemi – tri fitoret e shqiptarëve sot në boks

Sporte luftarake 03 Shkurt 2018 22:11

Tre boksierë shqiptarë, kanë shënuar fitore sot në në Halle të Gjermanisë, në kategorinë super të mesme.

Haxhi Robin Krasniqi, i cili iu rikthye ringut pas 10 muajve, kur ishte mposhtur nga gjermani Arthur Abraham, sonte triumfoi pas 10 rundeve në betejën me polakun Bartlomiej Grafka, raporton Insporti

Në betejën e parë që nga prilli i vitit të kaluar, Krasniqi ka shënuar fitore me të cilën ka nisur rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme.

Krasniqi triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve, derisa tani i ka 47 fitore dhe pesë humbje.

Me vendim unanim të gjyqtarëve fitoi edhe boksieri tjetër shqiptar, Jurgen Uldedaj, i cili ka fituar titullin “International German Championship” në boks.

Kjo ishte lufta e tetë e Uldedajt në boksin profesionist dhe fitorja e tetë në të njëjtën kohë. Dy nga tetë fitoret, ai i ka fituar me nokaut.

Boksieri i tretë shqiptar që triumfoi me vendim unanim pas gjashtë rundeve në boks, ishte Elvis Hetemi, që triumfoi me vendim unanim pas gjashtë rundeve boks.

Kosovari boksoi boksoi në kategorinë super të mesme, deri në 76 kilogramë, duke fituar ndaj Eschner.

Kjo ishte ndeshja e 10-të në karrierën e 26-vjeçarit në boksin profesionist, dhe njëherësh fitorja e 10-të. Tetë nga fitoret, Elvisi i ka realizuar me nokaut. /Insporti.com

-->