Krerët e FFK-së diskutojnë për “VAR”
Futboll
15 Shkurt 2019
15:56

Kryetari i Federatës së Kosovës në futboll, Agim Ademi së bashku me sekreatrin, Eroll Salihu kanë udhëtuar drejt Stambollit ku do të marrin pjesë në samitin dy-ditor të FIFA-s.
Në këto takime thuhet se do të diskutohen disa tema, përfshirë futbollin e femrave dhe teknolgjinë moderne, “VAR”.
“Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, kanë udhëtuar në Stamboll, ku do të marrin pjesë në Samitin dyditor të FIFA-s,” shkruhet në njoftimin e Federatës.
“Ky samit do të jetë i përqendruar në katër pika: E ardhmja e garave të FIFA-s, programi zhvillimor i FIFA-s, futbolli i femrave dhe sistemi VAR”. /Insporti.com/