Krerët e FFK-së kanë udhëtuar për në Romë, kjo është arsyeja

Futboll 05 Shkurt 2019 17:44

I pari i Federatës së Futbollit së Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë udhëtuar për sot për në Romë, ku do të marrin pjesë në Kongresin e 43-të të UEFA-s.

Ky kongres zhvillon punimet më shtatë shkurt, përcjell Insporti.com.

Gjatë këtij kongresi do të mbahen zgjedhjet për president të UEFA-s si dhe për tetë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Presidenti aktual, Aleksander Çeferin pritet të rizgjidhet për mandat të ri katërvjeçar në krye të organizatës së futbollit evropian, duke pasur parasysh se nuk ka kundërkandidat, derisa garë e madhe pritet për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ku kandidat është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

 

-->