Krim i tmerrshëm në Florida: Mundësi i UFC-së godet motrat e tij me thikë

Futboll 08 Janar 2021 23:48

Lajm i frikshëm vjen nga UFC, ku meksikane Irvin Rivera u arrestua në Florida sepse gati sa nuk vrau dy motrat e tij.

Sipas “Guardian”, motra 33-vjeçare dhe 22-vjeçare të Riveras u goditën me thikë, shkruan “Zeri.info”.

Mundësi i lartëpërmendur i UFC-së u arrestua në “Boynton Beach”, Florida, kur policia gjeti motrën e tij më të vogël, e cila ishte goditur me thikë në kokë, krahë dhe shpinë.

Fatmirësisht, ajo arriti të shpëtojë, kështu që telefonoi policinë nga rruga.

Image

Patrulla e policisë arriti shpejt dhe arrestoi Riveran.

Sipas dëshmitarëve okularë, 22-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur nga policia, i kishte thënë policisë se autori i kësaj ishte vëllai i saj dhe se motra e saj ishte akoma në shtëpi.

Edhe motra e madhe u gjet me plagë të shumta shkaku i goditjeve të shumta me thikë.

Policia bëri me dije se dy vajzat u dërguan në spital dhe se njëra prej tyre është në gjendje kritike.

-->