Kriza koronavirus, dy data tepër të rëndësishme për botën e futbollit pritet të ndryshohen

Futboll 06 Prill 2020 22:11

Afati kalimtar i verës do të shtyhet dhe kontratat e lojtarëve që mbarojnë në qershor do të zgjaten, sipas propozimeve të pajtuara ndërmjet palëve më të rëndësishme të futbollit.

Ky raportim vjen nga mediat angleze, të cilat shprehen se ky vendim është marrë ndërmjet FIFA-s dhe konfederatave, federatave, klubeve, lojtarëve dhe ligave.

Këto dy masa shihen si tepër të rëndësishme, për faktin se kampionatet e pezulluara nga COVID-19 nuk do të mbyllen dot në fund të qershorit, siç u parashikua në fillim.

Datat e reja për kontratat dhe afatin e transferimeve do të diskutohen dhe do të vendosen nga FIFA, gjithmonë pasi të merret vendimi nëse do të bëhet ky ndryshim apo jo.

UEFA së fundmi bëri të ditur se nuk ka data fikse për rifillimin dhe mbylljen e sezonit.

-->