Krizë e rezultateve, City i gatshëm të shpenzojë 100 milionë

Futboll 12 Nëntor 2019 11:42

Man City i gatshëm të shpenzojë 100 milionë për t’u rikthyer në formë.

Skuadra angleze po përgatitet të shpenzojë një shumë marramendëse për të siguruar mbetjen e klubit në mesin e elitës së Evropës.

Skuadra e udhëhequr nga Guardiola, e cila ra nëntë pikë më poshtë se Liverpool i cili po kryeson tabelën e Premier Ligës, ka vendosur që të shpenzojë një shumë prej 100 milionë funte për të siguruar që skuadra të rimëkëmbet.

Klubi anglez mësohet se po synon pasuesit e yjeve si Vincent Kompany, David Silva dhe Sergio Aguero.

City u mposht në ‘Anfield’ nga Liverpooli me rezultat 3:1, për të mbetur në pozitën e 4-t në tabelë.

-->