Kroacia arrin në Egjipt, përcjellja e lojtarëve ishte e frikshme

Hendboll 13 Janar 2021 10:45

Ekipi i hendbollit të Kroacisë arriti dje në Egjipt, ku sot fillon Kupa e Botës.

Me të mbërritur në Aleksandri, lojtarët kroatë kaluan tri orë në testimin në airoport për të përfunduar më pas edhe testimin e PCR.

Lojtarët u shoqëruan nga policia dhe ushtria, të cilët ishin të pajisur me armë të gjata. Pamja për lojtarët ishte paksa e fruikshme, por gjithçka shkoi mirë, transmeton zëri.info.

Hoteli ku janë vendosur ata varion nga 100 deri në 1.000 euro nata. 

Kroacia arrin në Egjipt, përcjellja e lojtarëve ishte e frikshme

-->