Kroacia në finale të kampionatit evropian në hendboll, luan ndaj Spanjes

Hendboll 25 Janar 2020 11:42

Kroacia ka arritur të fitoi në gjysmëfinale ndaj Norvegjisë në kampionatin evropian të hendbollit që po mbahet në tri shtete, Suedi, Norvegji dhe Austri.

Fituesi u përcaktua në sekondat e fundit pas dy vazhdimeve, me rezultatin përfundimtar që shënonte 29 – 28 në favor të kroatëve.

Momenti kryesor në ndeshje ishte kur Sego, portieri kroat ndali sulmin e norvegjezëve me rezultatin në tabel që shënonte 28 – 28. Në aksionin e fundit kroatët shënuan përmes Zeljko Musa duke vulosur fitoren dhe vendin në finale.

Kroacia e pret në finale Spanjën e cila mposhti Slloveninë në gjysmëfinalen tjetër. Finalja luhet të dielën me fillim nga ora 16:00. /Insporti.com/

-->