Kroacia zgjedh lojtarin që do të gjuaj nga pika e bardhë kundër Rusisë

Futboll 03 Korrik 2018 11:16

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka njoftuar se cili lojtar do t’i ekzekutojë penalltitë te përfaqësuesja e Kroacisë.

Kroacia në ndeshjen e 1/8-ës së finales kundër Danimarkës, shkoi deri në ekzekutimin e penalltive për ta siguruar çerekfinalen, përkundër që në vazhdimin e dytë, rreth minutës së 116-të, kapiteni Luka Modric, kishte mundësinë ta përfundonte ndeshjen, pas akordimit të njëmbëdhjetëmetërshit për kroatët, të cilën mesfushori i Real Madrid nuk e konvertoi në gol.

“Luka Modric është kapiten dhe lideri ynë. Ai ka marrë përgjegjësi për penalltinë dhe do ta bëjë edhe në të ardhmen”, deklaroi trajneri Zlatko Dalic.

Kroacia në çerekfinale ndeshet me nikoqirin, Rusinë, në stadiumin e Sochit, të shtunën më 7 korrik. /Insporti.com

-->