Kroatët në mes të Spanjës: Kosova Republikë

Kombëtarja 30 Korrik 2019 10:00

Në Spanjë është mbajtur mbajtur Kampionati Europian i hendbollit për gruposhën U21, teksa Franca arriti të shpallet kampion.

Në këtë kampionat për herë të parë në histori mori pjesë edhe Përfaqësuesja U21 e Kosovës. Ky kampionat u veçua edhe me disa skandale nga nikoqirët.

Në ndeshjen Kosovë – Kroaci ata nuk kishin shfaqur flamujt e dy vendeve, teksa kjo padyshim që u cilësua si diçka skandaloze, shkruan Gazeta Metro.

Kroacia arriti deri në finale, por në finale pësoi humbje nga Franca me rezultatin 28-23. Pas ndeshjes, tifozët kroatë bllokuan rrugët e Spanjës dhe konfirmuan përkrahjen e tyre për Kosovën. Në një formë ata iu hakmorën spanjollëve për injorimin e bërë ndaj Kroacisë e Kosovës.

Kroatët kanë dalë rrugëve të qytetit të Vigos duke bërtitur “Kosova Republikë”.

-->