Kroos befason me deklaratën për Zidanen: Nuk luajmë për trajnerin

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ishte i lumtur me fitoren e Realit në Ligën e Kampionëve.
Kroos luajti në ndeshjen e tij të 100-të, për “Los Blancos”, ndeshje në të cilën arriti të shënojë dhe falë golit të tij skuadra madrilene arkëtoi tri pikë.
Gjermani ka thënë se kanë filluar sezonin shumë dobët, andaj kjo fitore do t’i rikthejë në formën e duhur.
“Kemi filluar sezonin shumë dobët. Fitorja kishte rëndësi dhe të gjithë jemi me trajnerin. Fitojmë ose humbasim se bashku. Nuk luajmë për Zidanen ose për një person. Luajmë për të gjithë”, tha ai.
“E dimë që duhet të përmirësohemi duke parë ndeshjen ndaj Mallorcas. Ndonjëherë nuk jemi aq keq sa të gjithë thonë”, deklaroi ai.
Reali këtë të shtunë do të luante me Barcelonën, por ndeshja është shtyrë.