Kroos: “Unë nuk jam Casemiro”

Nations League 12 Tetor 2018 15:06

Toni Kroos është një nga lojtarët që e ka besimin e plotë të Julen Lopeteguit, por me ish trajnerin e Spanjës, gjermani ka marrë një rrol më mbrojtës.

Kjo nuk po i pëlqen 28-vjeçarit, i cili për ESPN tha se pavarësisht se i pëlqen të luajë mesfushor defensivë, preferon të kontribuojë më përpara.

Për të treguar shkurt se pozita e mesfushorit defensivë nuk bën për të, ai u përgjigj: “Unë nuk jam Casemiro”.

Kroos preferon të ketë më shumë hapësirë në sulm, ashtu si me ekipin kombëtar të Gjermanisë.

Ish mesfushori i Bayern Munich foli edhe për situatën nëpër të cilën po kalon Real Madridi, që ka pothuajse 6 orë pa shënuar gol dhe në katër takimet e fundit ka një barazim dhe tre humbje.

Pavarësisht kësaj ecurie negative, Kroos nuk është i brengosur.

“Sezon pas sezoni kemi dëshmuar se Madridi mund të ndryshojnë nga momenti në moment dhe se situata të tilla ka çdo skuadër në faza të caktuara. Kështu që, unë nuk jam i shqetësuar”. /Insporti.com/