Kryendeshja në Suharekë

Superliga 05 Tetor 2018 17:35

Në bazë të cilësisë, synimeve për këtë edicion dhe asaj që treguan në dy ndeshjet e para, kryendeshja e javës së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet nesër ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit.

Edhe të dielën pritet ndeshje interesante ndërmjet dy skuadrave prizrenase, kampionit aktual Bashkimit dhe debutuesit Ponte Prizreni.

Z Mobile Prishtina nuk pritet të ketë punë të vështirë në udhëtim te Borea, ndërsa rivalitet më i madh pritet në përballjen ndërmjet Lipjanit e Trepçës.

E shtunë:
 15:00 Lipjani – Trepça
19:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci

E diel:
19:00 Borea – Z Mobile Prishtina
17:00 Bashkimi – Ponte Prizreni