Kryetari i Atletikës: Gjysmë Maratona e Prishtinës është e njohur në gjithë botën

Atletikë 28 Prill 2019 09:08

Kryetari i Atletikës Halil Sylejmani, ka thënë se gjithçka është gati për Gjysmë Maratonën e Prishtinës.

Kryetari Sylejmani në një intervistë për RTK tregoi se tashmë gjithçka është gati për edicionin e 19-të të Gjysmë Maratonës.

Ai është shprehur se vitin e ardhshëm do të mundohen si federatën që nga Gjysmë Maratonë ta shndërrojnë në Maratonë.

“Mirëmengjes Kosovë  dhe gjithë ata që e përcjellin. Gjysmë Maratona po zhvillohet për herë të 19 me radhë, histori bukur e gjatë, 2001 kemi filluar e njohur dhe tashmë është e njohur dhe në botë. Kemi bërë të pamundurën që të kalojmë provimin. Mbi 13 mijë euro shumë e premio në kategori të ndryshme, nga viti i ardhshëm synohet në maratonë të plotë, 21 km. Ne asnjëherë nuk jemi ndalur përkundër kushteve të rënda. Por besojë se me besimin e popullatës dhe gjithë sportistëve Kosova do të del bukur në fotografi që do të jetë në gjithë botën”, përfundoi Sylejmani.

Në këtë Gjysmë Maratonë do të marrin pjesë atletë nga Maroko, Kenia.

Gjysmë Maratona e Prishtinës do të nis me fillim të orës 10:00. /Insporti.com/

-->