Kryetari i Ballkanit lajmërohet nga Turqia pas fitores së sotme, ka disa fjalë për Munishin dhe futbollistët

Futboll 16 Tetor 2020 17:07

Ballkani e ka vazhduar ecurinë e fitoreve në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi është përballur në pasditën e sotme me Arbërinë e Dobrajës.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Agron Rama” në Obiliq, Ballkani fitoi me rezultat, 2:4.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi i cili nëpërmjet rrjetit të tij social “Facebook” ka postuar disa fotografi me një mbishkrim që ka lënë të nënkuptohet se është shumë i lumtur me këtë fitore me përmbysje.

“Jav ha zemren, luanët e mi. Ju dua djema, Grande Munishi”, ka shkruar i pari i skuadrës nga Suhareka.

Kujtojmë se Ballkani ndodhet në vendin e parë në tabelë me 16 pikë të tubuara në gjashtë xhiro.

Image

-->