Kryetari i “Dardanëve”: Shpresoj që ndeshja me Maqedoninë e Veriut të luhet me shikues

Kombëtarja 31 Mars 2020 13:57

Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha po e pret me padurim ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Të dyja ekipet do të përballen në gjysmëfinalen e play-offit të ‘Euro 2020’, në kërkim të finales, pas së cilës mund të sigurohet kualifikimi në Euro 2020.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në muajin mars, por u shty për në qershor për shkak të koronavirusit.

Dhe në një videomesazh, dhënë për gazetarin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Reshat Ibrahimi, kreu i tifozëve kosovarë ka thënë se shpreson që kjo ndeshje të luhet me praninë e tifozëve në Shkup dhe sigurisht, uron që Kosova të fitojë këtë takim.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e “Lulit”:

-->